Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka publikuar pak ditë më parë albumin e saj më të ri me titull “Diamonds & Dancefloors”.

Albumi i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur mirë nga publiku dhe menjëherë është ranguar lart në top listat ndërkombëtare.


Aktualisht, albumi i artistes me origjinë nga Shqipëria është i dyti më i dëgjuar në nivel global.

IMG 8875 e1675243168130

Ai madje ka lënë prapa edhe albumin e shumë diskutuar këngëtarit Sam Smith, "Gloria", i cili ende nuk është publikuar i plotë.

Në shërbimet e transmetimit të muzikës si: Spotify, iTunes dhe Apple Music, albumi “Diamonds & Dancefloors” ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh që në ditët e para të publikimit.

avja

Albumi ka gjithsej 14 këngë të zhanreve të ndryshme, ku mes tyre janë edhe hitet “A Milion Dollar Baby” dhe “Maybe You’re The Problem”.

Ky është albumi i dytë në karrierën e këngëtares shqiptare me famë botërore, pas suksesit që shënoi me albumin e saj të parë “Heaven and Hell”, i publikuar në vitin 2020. /Telegrafi/