Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Si partia më e madhe në vend, Lëvizjes Vetëvendosjes i takoi emërimi i kryetares së Kuvendit, ndërsa Haxhiu ishte emri i zgjedhur nga partia fituese.


Me 66 vota për, 44 kundër dhe 8 abstenime, Haxhiu u zgjodh Kryeparlamentare.

Emri i saj ishte propozuar edhe në legjislaturën e nëntë, por që me dhjetëra herë kishte dështuar të zgjidhet.

Kjo nuk ishte bërë e mundur, pasi LVV kishte vetëm 42% të votave, ndërsa tani në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme ka marrë 57 deputetë.

Me votat edhe të një pjese të pakicave, Haxhiu ia doli të zgjidhet Kryetare e Kuvendit. /Telegrafi/