Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë sonte në Shqip Up Comedy Festival, që po mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Festivali, i cili organizohet nga komuniteti shqiptar atje, këtë vit po shënon edicionin e katërt dhe ka mbledhur në një skenë emrat më të njohur të humorit shqiptar.


Aktoret dhe komedianët më të pëlqyer nga publiku shqiptar po sjellin interpretime të ndryshme të stand up komedisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë për diasporën që çdo vit e pret me entuziazëm këtë ngjarje kulturore.

Albin Kurti në 'Zurich Shqip Up Comedy Festival' (Foto: Telegrafi)

Kryeministri Kurti, i ftuar si mysafir special, nuk e ka refuzuar ftesën e organizatorëve, pavarësisht se Kosova këto ditë po kalon një periudhë të tensionuar në skenën politike.

Pjesëmarrja e tij në festival shihet edhe si një mbështetje simbolike për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe për nismat kulturore që i bashkojnë shqiptarët jashtë vendit.

Albin Kurti në 'Zurich Shqip Up Comedy Festival' (Foto: Telegrafi)

Mbrëmja e sotme pritet të sjellë shumë të qeshura, energji pozitive dhe një ndjenjë bashkimi për të gjithë të pranishmit. /Telegrafi/


Albin Kurti në 'Zurich Shqip Up Comedy Festival' (Foto: Telegrafi)