LAJMI I FUNDIT:

Albërije Hadërgjonaj për COVID-19: Atë virus e hodhën me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën

Albërije Hadërgjonaj për COVID-19: Atë virus e hodhën me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën
Foto YouTube

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga karriera dhe jeta e saj.

Mes të tjerash, këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka treguar se si ajo ishte ndër të parat kur u infektua me virusin COVID-19 në Amerikë në shkurt të vitit të kaluar, kur virusi sapo kishte filluar të merrte dhenë në mbarë botën.

“Ka qenë një periudhë e frikshnme, që unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e Dua Amerikën shumë dhe thoja: Si ka mundësi qe njerëzit te vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollar për çdo pacient që ishte me COVID-19 dhe i vinin ventilatorin dhe kanë bërë para pafund”, ka rrëfyer Hadërgjonaj.


Foto: Albërije Hadërgjonaj/Instagram

E njëjta më pas ka treguar se është detyruar të thërrasë urgjencën për t’i dalë në ndihmë pasi gjendja e saj ishte shumë serioze pas infektimit me coronavirus.

“Mbaj mend thirra 911 për me më marrë edhe mu sepse isha krejt e paaftë për t’i përballuar dhimbjet e trupit dhe kur erdhën me më marrë, iu thash ‘S’po mundem më nga dhimbjet’, pavarësisht se përpiqesha, me dhune pija çajëra, limonë, zvarrë shkoja që t’i zija ato. Dua të falënderoj Zeqë Kuqin (babai i Yllka Kuqit) që janë familja ime e dytë. Ai ka qenë non-stop me mua në telefon, ai është një kardiolog me një eksperiencë shumëvjeçare dhe janë miqtë e mi më të mirë. Unë merrja një tenxhere me ujë dhe fusja gjethe dafine me shumicë, unë bëja avull dhe hapeshin arteriet e mushkërive dhe në njëfarë forme merrja frymë, vitaminë C nga 2 miligramë në ditë merrja, një serup kolle sepse në Amerikë pa përshkrim të doktorit nuk të japin ilaçe”, ka treguar më tej Albërija.

Foto: Albërije Hadërgjonaj/Instagram

Artistja e cila jetën e ndan mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hedhur dyshimet e saj mbi shfaqjen e virusit, duke e quajtur diçka të orkestruar dhe jo të zhvilluar në formë natyrale.

“Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka. Sepse këtu thonë njerëzit ‘A shaka është, grip është, jo nuk është e vërtetë, është një virus që për ata që kanë një imunitet të dobët mund t’iu lëjë pasoja nëse shpëtojnë, po mund t’jua marrin edhe jetën”, ka theksuar këngëtarja Hadërgjonaj.

Duke këshilluar fansat e saj që të bëjnë ende kujdes me prezencën e virusit rreth nesh, Albërija bëri të ditur edhe se në fund të majit ka gati albumin me tetë këngë të vjetra të ripërpunuara, që do të vijnë në një modifikim të veçantë nga zëri i saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Magazina
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj:  S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Magazina
Kalo në kategori