LAJMI I FUNDIT:

Albana Osmani përlotet teksa merr titullin ambasadore (Foto/Video)

Albana Osmani përlotet teksa merr titullin ambasadore (Foto/Video)

Në sajë të nismës “Ti je një luledielli”, iniciuar nga Albana Osmani, dhjetëra fëmijë të prekur nga sëmundjet e gjakut do të mund të kenë një dritë më shumë.

Në shenjë mirënjohjeje, moderatorja e njohur tashmë do të jetë ambasadore.

Lajmin ia ka dhënë Debrah Ann Mace nga “Children for Peace”, live në emisionin “Top Show”.


Albana e ka falënderuar atë për ndihmën që po i jep për ta çuar para projektin “Ti je një luledielli”.

“Faleminderit “Children For Peace”!
E nderuar zonja Debrah Ann Mace, jam shumë e gëzuar që kemi mbështetjen tuaj për të çuar para projektin “Ti je një luledielli” për të ndihmuar edhe më shumë fëmijët në nevojë. Ndihem shumë e nderuar të pranoj këtë akreditim si ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri. Ju premtoj që do vazhdoj misionin tim për të ndërtuar një botë më të mirë për ne të gjithë! Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan me projektin. Çdonjëri nga ne mund të bëjë një diferencë, por së bashku ne bëjmë ndryshimin. Faleminderit Zot! Bëre të mundur çdo gjë! Thank you God. Glory to you! Ndaj këtë akreditim me 3 mijë ambasadorë që mbështetën këtë fushatë nga e gjithë bota, duke dhënë kontributin e tyre! Ndaj në 7 pjesë këtë akreditim me grupin e vullnetarëve që janë heronjtë e këtyre javëve”, shkruan Albana. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BShTCiggvab/?taken-by=albanaosmani1&hl=en

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Magazina
Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Magazina
Kalo në kategori