Këngëtarja Albana Azizi po konkurron zyrtarisht për të marrë pjesë në "Eurosong Contest 2012", si përfaqësuese e Zvicrës. Ajo do të prezantohet me këngën ‘I love it’. Albana nuk e mohon se përveç këngës, dëshira për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion është një emocion i madh, që e vë në një përgjegjësi.
Intervistoi: Dashnim Hebibi
Albana, e njohur për publikun edhe me emrin artistik "Taila", ka rreth dy vite që ka filluar të paraqitet në skenën e muzikës së popullarizuar shqiptare. Në mesin e disa këngëve të publikuara nga ajo është kënga "Bye baby bye" pastaj ‘E vetmja femër’, e shoqëruar me videoklip etj. "Me këngëtarin e njohur Hekuran Krasniqi ajo ka kënduar në duet këngën "Loçkë". Ndërsa edhe më herët, si nxënëse, Albana është dalluar si këngëtare dhe udhëheqëse e një bendi muzikor, me të cilin ka mbajtur koncerte në Bernë ku ka gëzuar një popullaritet në mesin e moshatarëve të saj, adhurues të muzikës.
Që Albana të kurorëzojë me sukses rrugën e filluar, ajo ka shumë nevojë për përkrahjen e të gjithëve. Prandaj, ata që duan të shohin vajzën simpatike me prejardhje nga Bujanovci në skenën e Eurovisionit, mund të japin ndihmesën e tyre. Duke filluar nga mesi i muajit tetor, ata munden të votojnë për Albana Azizin dhe këngën e saj "I love it".
Kush është Albana Azizi, çfarë është karriera e saj prej këngëtare,
ku jeton?
Jam e lindur në Bern të Zvicrës. Origjina e babit është nga Bujanoci dhe mami nga Gjilani. Shtëpia ime është në Gjilan. Që nga mosha 6 vjeçe kam filluar në Shkollën e muzikës në Köniz. Kam ndjekur mësimet për Piano.
Kush ju ka vërejtur për herë të parë se dini të këndoni?
Mësuesja e pianos ka vërejtur se kam talent për këndim.
Ç’është kënga sot për ty?
Kënga për mua është një ushqim shpirtëror. Është një kënaqësi e pa përshkruar që përmes saj të komunikosh me të gjitha aftësitë tua artistike me publikun.
Muzika është jeta ime, oksigjeni im!
Cili zhanër i muzikës të pëlqen më shumë?
Muzika Pop, rock, RnB, Hip hop, House/elektro dhe Klasike. Por, më pëlqen edhe muzika popullore.
Sa këngë i ke të punuara?
Për momentin i kam 7 këngë të publikuara dhe 3 videoklipe.
Këngët janë në gjuhë të huaj apo shqip?
Janë gjashtë këngë shqipe dhe një, anglisht.
Po afrohen garat për në Eurovizion dhe ka kohë që jeni duke u përgatitur. Pse e zgjodhët Zvicrën që të garoni?
Sepse Zvicra është vendlindja ime. Dhe, këtu jetoj, studioj, punoj.
Me këngën ‘I love it’, mendoni se do të përfaqësoni Zvicrën?
Shpresa vdes e fundit.
I frikësohesh konkurrencës?
Mundohem ta bëj më të mirën.
Prisni mbështetjen e bashkëkombësve tanë?
Kërkoj përkrahjen nga gjithë shqiptar;t që jetojnë në Zvicër, të votojnë për mua se nuk do t’i zhgënjej. Do t’i përfaqësojë në mënyrën më të mirë që duhet. Emri im e përfaqëson gjithë kombin shqiptar.
Pse të rinjtë në diasporë janë të dhënë shumë pas muzikës tallava?
E pranojnë atë çka u servohet. Për argëtim, sigurisht pas një dite të lodhshme.
E dimë se po merresh me një album të ri? Ç’do të këtë të veçantë ai?
Nuk mund të flas shumë gjatë për këtë, pasi do ta prishja të gjithë surprizën. Jam munduar të zgjedh këngët e duhura që jo vetëm të mbeten në mendjen e publikut, por të kenë edhe një mesazh për këdo që i dëgjon.
Nga skena gjithmonë ke marrë kënaqësi apo edhe zhgënjim?
Të them të drejtën deri më tani nuk jam zhgënjyer dhe shpresoj mos të më ndodhë. Përsa i përket momenteve që e kanë mbushur plot jetën time ato janë të shumta dhe nuk do t’i permblidhja dot vetëm në disa fjalë, por mund të them se një nga momentet më të bukura për mua është pkesëmarrja në garën për Eurosong.
I mësoni shpejt tekstet e këngëve?
Shumë shpejt, më ka ndodhur aty për aty ta marr tekstin dhe ta incizoj këngën.
Lexoni shqip?
Kam pak vështirësi.
Zëri yt është kaq tërheqës, i ngrohtë dhe joshës, sa të ka ndihmuar në çështjet e dashurisë?
Nuk kam kohë të mendoj në dashuri. Jam e dashuruar në muzikë.
Ka trokitur dikush në zemrën tuaj?
Deri tani, jo
Jeni studente, çka studioni?
Sapo kam diplomuar në shkollën e mesme të Stomatologjisë. Dhe vitin tjetër do të filloj studimet për Stomatologji. Aktualisht studioj në Konservatorium të Bernit.
Si do ti përshëndetësh adhuruesit tuaj?
Ju dua shumë! Unë llogaris në ju. Shpresoj që dashuria dhe pasioni që mbart kënga "I love it’ të mund të shkojë në zemrat e publikut dhe të votojnë.
Albanës i urojmë shumë sukses në garat për festivalin më të madh evropian të këngës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?