Alarmante, 214 të infektuar dhe katër të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë sot janë shënuar 214 raste me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ky numër i të infektuarve ka dakë nga 413 mostra të testimeve të kryera, kurse katër persona kanë vdekur dhe 60 janë shëruar.
Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese".
"Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951”, njofton IKSHPK, përcjell Telegrafi.
Rastet pozitive janë nga komunat:Prishtinë 68 raste, Ferizaj 55 raste, Mitrovicë 35 raste, Fushë Kosovë 13 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 8 raste, Vushtrri 6 raste, Drenas 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Obiliq 2 raste, Han i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Suharekë dhe Shtime. /Telegrafi/





















































