Alarm shëndetësor për miliona njerëz me presion të lartë të gjakut mbi rrezikun e shtuar të komplikimeve

Të kesh presion të lartë të gjakut kur jeni shtrirë në shpinë, mund të nënkuptojë se jeni në rrezik më të madh për sulm në zemër ose goditje në tru, tregon një studim.
Studiuesit amerikanë thanë se rreth 16 për qind e njerëzve që nuk kishin presion të lartë të gjakut derisa ishin ulur, u zbulua se u rritej shtypja kur qëndronin shtrirë.
Ata ishin në rrezik më të madh nga dy ndërlikimet vrasëse (sulmi në zemër dhe goditja në tru), si dhe nga pamjaftueshmëria i zemrës dhe shanset e përgjithshme për vdekje të parakohshme.
“Nëse presioni i gjakut matet vetëm kur njerëzit qëndrojnë ulur drejt, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare mund të huqet nëse nuk matet edhe kur ata janë të shtrirë në shpinë”.
“Gjetjet tona sugjerojnë se njerëzit me faktorë rreziku të njohur për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru mund të përfitojnë nga kontrolli i presionit të gjakut teksa janë shtrirë në shpinë”, ka sqaruar autori kryesor Duc Giao nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.
Konsiderohet se keni presion të lartë të gjakut – i njohur mjekësisht si hipertension – nëse është 140/90 mmHg dhe më lartë.
Shtypja e lartë e gjakut prek rreth një në tre persona dhe mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmeve në zemër dhe goditjes në tru, si dhe aneurizmave, sëmundjeve të veshkave dhe demencës.
Hulumtimi më i fundit, i prezantuar në Sesionet Shkencore të Hipertensionit të Shoqatës Amerikane të Zemrës 2023 në Boston, shqyrtoi se si ndikonte presioni i gjakut kur qëndroni ulur ose kur jeni shtrirë.
“Përpjekjet për të menaxhuar presionin e gjakut gjatë jetës së përditshme mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut gjatë gjumit. Kërkimet e ardhshme duhet të krahasojnë matjet e presionit të gjakut në shpinë në klinikë me matjet gjatë natës”, është shprehur autori kryesor i studimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare