Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbajnë protestë duke filluar nga ora 12:00.
Protesta do të mbahet si paralajmërim për kërkesat e tyre.
“Protesta fillon të martën me datë 02.04.2024 prej orës 12:00 deri ne ora 13:00 si paralajmërim për kërkesat tona, fillojmë para objekteve kryesore ne Regjionet e juaj! Varësisht prej zhvillimeve te protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave tona. Do te jeni në vazhdimësi te informuar për formën e protestave duke mos i përjashtuar as Grevat” , thuhet në njoftim.
Thirrja për protestë u është dërguar punëtorëve përmes emailit, email ky të cilin ua kanë shpërndarë edhe mediave.
Më poshtë përmbajtja e plotë e emailit për protestë nga FSP-PTK:
FSP-PTK thekson se në vitet e fundit është ballafaquar ne vazhdimësi me sfidat qe ka kaluar dhe po kalon kompania jonë. Jemi munduar në maksimum të bëjmë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, këto denoncime i kemi bërë në te gjitha instancat shtetërorë ,media e deri te Kryeprokurori i Shtetit.
Siç jeni ne dijeni nga datën 29.02.2024, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare për tu ju zhvatur miliona euro ashtu siç i janë zhvatur edhe ne te kaluarën .
FSP-PTK ju ka bërë të qartë te gjitha institucioneve shtetërorë edhe me herët por edhe sot se përgjegjësia për një tentim shkatërrim e degradim te Telekomit te Kosovës është komplet e tyre duke mos ndërmarr hapa për ndalimin e kësaj gjendje.
FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen edhe mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor te Postes se Kosovës te cilëve po ju mohohet edhe paga mujore për te cilën punojnë dhe me te cilat mbajnë familjet e tyre.
Pagat janë te garantuara me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ndërsa punëtoreve po ju cenohen nga vendimet arbitrare te individëve te korruptuar ne bashkëpunim me krimin e organizuar:
Të nderuar/a,
Ju bëjmë Thirrje për Protestë!
Protesta fillon të Martën me datë 02.04.2024 prej orës 12:00 deri ne ora 13:00 si paralajmërim për kërkesat tona, fillojmë para objekteve kryesore ne Regjionet e juaj!
Varësisht prej zhvillimeve te protestat nuk do te ndalen deri ne realizimin e kërkesave tona. Do te jeni ne vazhdimësi te informuar për formën e protestave duke mos i përjashtuar as Grevat.
Regjioni i Prishtinës-Objekti Kryesor Dardani.
Regjioni i Ferizaj-Objekti Kryesor.
Regjioni i Gjilanit –Objekti Kryesor.
Regjioni i Prizrenit- Objekti Kryesor.
Regjioni i Pejës- Objekti Kryesor
Regjioni i Gjakovës –Objekti Kryesor
Regjioni i Mitrovicës –Objekti Kryesor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame