LAJMI I FUNDIT:

Al Trade shënon 21-vjetorin e themelimit dhe ndan Çmimin e Artë për “Treshi Përsheshi”

Al Trade shënon 21-vjetorin e themelimit dhe ndan Çmimin e Artë për “Treshi Përsheshi”

Kompania Al Trade sot ka shënuar 21-vjetorin e themelimit, duke i rikujtuar sfidat e rrugëtimin e vështirë përgjatë dekadave, por njëkohësisht edhe suksesin e korrur me ndihmën e stafit të palodhshëm dhe punës së vazhdueshme.

Në një ceremoni të vogël solemne e simbolike, pronari i kompanisë, Sokol Gashani, ndau edhe Çmimin e Artë – çmim i cili u dedikohet personave të veçantë që kanë kontribuar për shtetin e Kosovës përgjatë periudhave të ndryshme kohore.

Këtë vit, ky çmim i shkoi grupit të njohur humoristik “Treshi Përsheshi”.

Rasim Thaçi–Cima, Sevdai Radogoshi–Qumili dhe familjarët e legjendës Ibrahim Krajkova–Leci, ishin ata që e pranuan Çmimin e Artë.

Me rastin e marrjes së çmimit, Rasim Thaçi-Cima u shpreh se është befasuar për të mirë nga ky çmim, duke shtuar se kompania “Al Trade” po i vlerëson artistët më shumë sesa vet shteti dhe institucionet shtetërore.

Në anën tjetër, Sevdai Radogoshi-Qumili është ndier i nderuar dhe e ka përgëzuar kompaninë për punën e lodhshme e profesionale që e bën, si dhe për kontributin që kompania e bën për shtetin dhe kombin shqiptar.

Bekim Krajkova, biri i Ibrahim Krajkovës-Lecit, e ka pranuar çmimin në emër të familjes duke theksuar se ndihet tejet krenar dhe i lumtur që kompania Al Trade po e rikujton babanë e tij për kontributin e dhënë.

Përndryshe, Sokol Gashani u ka bërë falënderim të veçantë mysafirëve dhe të gjithë stafit për punën e palodhshme përgjatë tërë këtij rrugëtimi.

Al Trade në anën tjetër ka hapur sot edhe dyert për vizitor, ku shumë njerëz e kanë pasur mundësinë ta shohin nga afër punën që bëhet nga stafi i kompanisë.

Nxënësit e gjimnazit “Hivzi Sylejmani” dhe ata të institucionit parashkollor “Linda” e kanë vizituar sot kompaninë bashkë me drejtorin Amir Pllana dhe mësimdhënësen Prof. Vlora Bekteshi.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori