Në Drenas do të vendoset gurthemeli i qendrës tregtare më të madhe të komunës, një projekt i rëndësishëm që synon të sjellë zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të infrastrukturës lokale.

Ceremonia e gurthemelit do të mbahet të enjten, më 9 tetor 2025, në ora 12:00, në Rrugën e Jasharajve, përgjatë magjistrales Drenas–Skenderaj.


Organizatorët kanë falënderuar qytetarët për mbështetjen ndër vite, duke theksuar se “për 26 vite jemi bërë pjesë e historisë së Drenasit dhe këtë projekt e ndërtojmë bashkë me qytetarët”.

Kjo qendër tregtare pritet të jetë një prej investimeve më të mëdha private në rajon, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.