LAJMI I FUNDIT:

Akuzat e rënda të Angelina Jolie ndaj Brad PItt: Ajo pretendon se ai po përpiqet ta detyrojë të heshtë për abuzimin

Akuzat e rënda të Angelina Jolie ndaj Brad PItt: Ajo pretendon se ai po përpiqet ta detyrojë të heshtë për abuzimin
Foto: X

Angelina Jolie ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Gjegjësisht, ajo pretendon se ai po përpiqet ta detyrojë të nënshkruajë një marrëveshje moszbulimi për të mbuluar faktin se ka abuzuar me të.

Të dy ishin të martuar nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe kanë debatuar për një kohë të gjatë për kantinën franceze të verës Chateau Miraval, të cilën e kanë bashkëpronësi.

Në vitin 2022, ai e paditi Angelinën për shitjen e aksioneve të saj, duke pretenduar se ajo kishte shkelur marrëveshjen.


Në dokumentet e fundit të gjykatës, avokatët e saj thonë se duke shitur aksionet e saj, ajo nuk kishte ndërmend të lëndonte Bradin në përgjigje të çdo vendimi për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

“Në fakt, ishte Pitt ai që refuzoi të paguante kompensimin e saj nëse nuk nënshkruan një marrëveshje të re, të zgjeruar prej 8.5 milionë dollarësh (7.7 milionë euro), e cila ishte hartuar posaçërisht për ta detyruar atë të heshte për abuzimin e tij”.

Ish-çifti u divorcua në shtator të vitit 2016 pasi ai dyshohet se kishte abuzuar fizikisht Angelinën dhe fëmijët gjatë një fluturimi nga Franca në Los Angeles.

Angelina ka deklaruar së fundmi në dokumentet e gjykatës se ai ka abuzuar me të edhe para incidentit në aeroplan, por se ishte hera e parë që godiste edhe fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Kalo në kategori