LAJMI I FUNDIT:

Akuza për pastrim parash e deklarim të rremë, gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për Alda Klosin

Akuza për pastrim parash e deklarim të rremë, gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për Alda Klosin

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, si edhe sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi.

Sipas vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, Alda Klosi u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj burg, por “në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurën A. K (Ç) me 1 (një) vit e  8 (tetë)  muaj burgim”.

Vuajtja e dënimit i fillon Alda Klosit nga data e ndalimit më 07.02.2023.


Ndërsa sanitarja Rozeta Dobi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, kurse djali i saj me 3 vjet e 4 muaj burg. Edhe vuajtja e dënimit për sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi filln nga data e ndalimit; 07.01.2023.

Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, u arrestua në shkurt të një viti më parë me akuzën e pastrimit të parave., shkruan A2

Ajo ra pre e vjedhjes nga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi. Ish-zyrtarja deklaroi se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj, Ylli Çika, që jetonte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer. Ai ndërroi jetë më 18 janar, raporton A2.

Klosi pretendoi para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato.

Por burime jo zyrtare thanë për A2 CNN se familja e Ylli Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.

Pas arrestimit të sanitares dhe djalit të saj, policia gjeti në shtëpinë e familjes Dobi dhe 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspirimit.

Vetë Rozeta Dobi tha se paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori