"Akuadukti i Shkupit" është i vendosur në fshatin Vizbeg në pjesën veriperëndimore të kryeqytetit të Maqedonisë, rreth 2.5 kilometra në rrugën për në Kaçanik. Akuadukti është pjesë e sistemit ujësjellës me gjatësi prej 10 deri 10.5 kilometra, mes fshatrave Gluovo dhe Brazda.


Ky është akuadukti i vetëm në Maqedoni dhe një ndër tre më të mëdhenjt dhe më të ruajturit në ish-Jugosllavinë së bashku me "Akuaduktin e Dioklecianit" afër Splitit në Kroaci dhe "Akuaduktin Bar" në Mal të Zi.

Akuadukt 10

Akuadukt 9

Çështja se kur ky sistem ujësjellësi është ndërtuar është e paqartë, njofton Telegrafi Maqedoni. Rreth kësaj ekzistojnë 3 teori

- gjatë sundimit romak (shek. e parë): bazuar në këtë teori akuadukti furnizoi me ujë Shkupin e atëhershëm (Scupi).

Akuadukt 8

- gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine (perandoria e Justinianit të parë): bazuar në këtë teori akuadukti ka furnizuar me ujë lagjen e atëherëshme "Justinian Prima".

Akuadukt 7

- gjatë sundimin të Perandorisë Osmane: sipas kësaj teorie akuadukti është ndërtuar në shekullin e XVI (16) për furnizimin me ujë të një numri të madh të hamameve publike turke.

Akuadukt 6

Akuadukti në Shkup është përdorur deri në shekullin XVIII (18). Ndërsa rreth 386 metra dhe 55 harqe të kësaj strukture janë të ndërtuara prej guri dhe tullave.

Akuadukt 5

Disa riparime të akuaduktit janë bërë në periudhën prej vitit 1884-1888 të cilat mund të vërehen në dimensionet e tullave të përdorura.

Akuadukt 4

Në vitin 1905 në fundin jugor të akuaduktit në Shkup, është ndërtuar një fontanë e cila ka funksionuar deri në vitin 1914.

Akuadukt 3

Akuadukt 2

Ky sistem i ujësjellësit është një ndërtim i veçantë dhe që nuk duhet të lihet pa e vizituar./Telegrafi/