LAJMI I FUNDIT:

Aktori Jonathan Majors dënohet me një vit burg për sulm ndaj ish-të dashurës së tij

Aktori Jonathan Majors dënohet me një vit burg për sulm ndaj ish-të dashurës së tij
Foto: Getty Images

Aktori dhe ylli i “Marvel”, Jonathan Majors, u dënua dje ( e hënë) për sulm ndaj ish-të dashurës së tij.

Gjegjësisht, gjykata në New York arriti në përfundimin se aktori amerikan ishte fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, koreografes britanike, Grace Jabbari.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në mars të këtij viti dhe sipas raportimit, pas sulmit, Jabbari ka pasur një thyerje të gishtit, mavijosje, një prerje pas veshit dhe po ashtu thuhet se ka ndjerë dhimbje të forta.


Foto: EPA-EFE

Prandaj, Majors u dënua për dy krime – sulm dhe ngacmim. Ai u dënua me një vit burg dhe u hoq nga të gjithë filmat e ardhshëm të “Marvel”.

Aktori Jonathan Majors mohon akuzat se ka qenë abuziv në dy marrëdhënie të mëparshme
Lexo po ashtu Aktori Jonathan Majors mohon akuzat se ka qenë abuziv në dy marrëdhënie të mëparshme

Megjithatë, gjykata nuk pranoi ta dënojë atë për akuzën e ngacmimit të rëndë dhe sulmit me qëllim të lëndimit trupor.

Foto: Getty Images

Siç raportojnë mediat e huaja, ngacmimi dhe sulmi ka ndodhur kur çifti ka qenë në makinë, pra pasi Jabbari ka parë një mesazh nga një grua e panjohur në celularin e Majors.

Sipas avokatit, Jabbari ka zgjatur për celularin dhe më pas Majors e ka kapur, i ka vendosur dorën pas shpine dhe e ka goditur në kokë për t’ia marrë celularin.

Foto: Getty Images

Si për kujtesë, Jonathan Majors është një aktor që fitoi shpejt famë në Hollywood.

Pasi luajti në filmin “The Last Black in San Francisco” në 2019, ai vazhdoi në filmat “Da 5 Bloods”, “The Harder They Fall” dhe së fundmi premiera e filmit “Creed III” në të cilën ai luan përkrah Michael B. Jordan. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Magazina
Kalo në kategori