Ylli i "The Bill" dhe "Flash Gordon", Tony Scannell, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së aktorit irlandez ende nuk është zbuluar, por vdekja e tij u konfirmua nga një mik, i cili postoi një shkrim në rrjetin social, Facebook të mërkurën.


Scannell lindi në Cork në 1945, dhe babai i tij Tom ishte një portier profesionist që luajti për Republikën e Irlandës.

28928518 8365413 Sad news Tony Scannell has died aged 74 The actor is best known  m 94 1590669414410 Tony Scannell (Foto: Getty Images/Guliver)

Para se të aktronte, Toni shërbeu për pesë vjet në detyrë roje në RAF.

Scannell bëri debutimin e tij në "The Bill" në 1984, në një episod të quajtur "A Friend in Need" dhe nënshkroi kontratë për vetëm dy episode.

Sidoqoftë, producentët vendosën ta vazhdojnë atë, dhe ai ishte i pranishëm në shfaqje deri në 1993, duke u rikthyer për dy episode në vitin 2000.

bill star and flash gordon actor tony scannell dies aged 74 Tony Scannell (Foto: Getty Images/Guliver)

Tony ka lënë pas gruan e tij, Agnes Lillis dhe trë fëmijët e tij të rritur. /Telegrafi/