LAJMI I FUNDIT:

Aktivizohet edhe FSK-ja, nga nesër do të shpërndajë edhe ujë nëpër fshatrat ku ka nevojë

Aktivizohet edhe FSK-ja, nga nesër do të shpërndajë edhe ujë nëpër fshatrat ku ka nevojë

Ministri Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë ditës është ngritur gjendja e gatishmërisë së plotë operacionale e FSK-së, për t’iu dalë në ndihmë banorëve të Deçanit.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se përveç monitorimit të situatës, menjëherë janë aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.

Tutje shtoi se këto aksione do të vazhdojnë 24 orë në ditë deri në momentin kur të kthehet gjendja normale.


“Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit”.

“Njësitet tona vazhdojnë operacionet dhe në bazë të vlerësimit të situatës, nëse shfaqet nevoja, do të aktivizojmë edhe njësitet tjera me resurset njerëzore profesionale me flotën e automjeteve dhe pajiset e specializuara. Operacionet tona zhvillohen pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë të javës dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin e gjendjes normale. Ky është Misioni ynë! Kjo është Detyra jonë!”, shtoi ai.

Ndërsa Izet Zenuni, shef i Shtabit emergjent në Deçan ka thënë se FSK-ja nga nesër do të shpërndajë edhe ujë nëpër fshatrat ku ka nevojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori