LAJMI I FUNDIT:

Aktivistja e njohur ruse: Nuk do të ketë marrëveshje për përfundimin e luftës derisa Putin të jetë në pushtet

Aktivistja e njohur ruse: Nuk do të ketë marrëveshje për përfundimin e luftës derisa Putin të jetë në pushtet

Bashkëthemeluesja e organizatës joqeveritare ruse Memorial që mbron të drejtat e njeriut dhe që fitoi Çmimin Nobel për Paqe, Irina Scherbakowa, ka deklaruar se deri më tani “nuk ka ndonjë zgjidhje diplomatike” për luftën në Ukrainë.

Në anën tjetër kjo organizatë është shpërbërë nga autoritetet ruse, transmeton Telegrafi.

“Jam e sigurt se nuk ka zgjidhje diplomatike me regjimin e Putinit, për sa kohë që ai është ende atje”, tha në Hamburg, Irina Scherbakowa, e cila u largua nga Rusia pas pushtimit rus të Ukrainës dhe aktualisht jeton në Gjermani.


“Zgjidhja që ofrohet tani është një zgjidhje ushtarake, megjithëse diplomacia më vonë mund të luajë një rol në qetësimin e konfliktit”, tha Shcherbakowa, e cila mori çmimin Marion Doenhoff në Hamburg për luftën e saj afatgjatë për të drejtat e njeriut në Rusi.

“Por ato vendime, ajo diplomaci mund të ndodhë vetëm kur Ukraina të gjykojë se e ka fituar luftën dhe mund ta përfundojë atë”, shtoi ajo.

Aktivistja ruse theksoi se thirrjet e parakohshme për paqe janë “fëminore”. “Asgjë nuk do të jetë si më parë”, tha ajo.

Ndryshe, kancelari gjerman Olaf Scholz i dha Shcherbakowas çmimin Marion Doenhoff. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori