Aktorja e njohur e "O Sa Mirë", Adriana Matoshi pritet që shumë shpejt të përballet me drejtësinë.

Prokuroria themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj aktores dhe ish-bashkëshortit të saj.


Aktakuza ka të bëjë me një diskotekë në Gjilan, që është në emër të aktores.

aktor 2

Prokuroria pretendeon se Matoshi me bashkëshort dhe dy ortakë tjerë kanë përdorë shenjën identike të logos "Disco Club Stop" që është pronë e Fitim Rashitit.

Të përfshirët në aktakuzë mohojnë pretendimet e Rashitit.

Ndërsa kjo aktakuzë ka vënë në pah edhe një detaj tjetër, aktorja Adriana Matoshi nuk e ka pranuar se ka regjistruar biznes në emrin e saj, pasi bashkëshorti i saj dhe shokët e tij nuk kanë mundur të jenë pronarë, pasi kanë pasur borxhe në ATK dhe Komunë. /Insajderi/

adri