Filmi i zhanrit aksion “Snake Eyes” ka nisur shfaqjen në Cineplexx këtë të enjte, më 22 korrik, ditën kur u mbajt edhe premiera botërore e këtij filmi.

Në ditën e premierës botërore të filmit Snake Eyes, aksioni i bazuar në personazhin e njohur nisi të shfaqet edhe në Cineplexx. Filmi është në regji nga Robert Shwentke dhe në rolet kryesore vijnë aktorët e njohur si: Henry Golding, Andrew Koji, Samara Weaving. Filmi, ka një buxhet prej 88 millionë dollarë dhe është një nga filmat aksion më me zë të verës.


Filmi është një spin-off i G.I. Joe i fokusuar rreth personazhit Snake Eyes. Ky personazh ishte pjesëmarrës në dy filmat e njohur aksion “G.I. JOE” dhe suksesi i të dy filmave bëri që kompania të vendos të bëjë një film ku fokus kryesor do të jetë personazhi misterioz dhe historinë që fshihet prapa maskës së tij.

foto 1 1 3

Për më shumë informata rreth këtij filmi, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.