Aksioni policor ''Llotos'': Në Veles kapet një strukturë kriminale droge (Video)

Ministria e punëve të brendshme ka realizuar aksionin policor “Llotos”, me ç'rast është arrestuar një strukturë kriminale nga rajoni i Velesit, që ka shitur drogë dhe ka ndërtuar një rrjet të shitësve të drogës në më shumë qytete në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Hetimet për këtë grup kanë filluar kah fundi i vitit 2015, pas njohurive operative për persona që kanë shitur drogë, marihuanë dhe heroin, si dhe drogë sintetike.
Gjatë aksionit, që herët në mëngjes u kryen kontrolle në shtëpitë në 24 lokacione tek po aq njerëz, prej të cilëve 11 në Veles, 4 në Shkup, 3 në Shën Nikollë, 2 në Kocani dhe 1 në Shtip, Kavadar, Gjevgjeli dhe Strugë. Me këtë rast, u gjetën dhe konfiskuan 5.500 euro, rreth 100 gram heroin, 160 gram kofein si dhe pakova të heroinat dhe marihuanës gati për shitje.
Droga është shitur në më shumë qytete edhe atë me çmim prej rreth 1.000 denar për një gram heroin dhe 500 denar për një pakofkë marihuanë.
Përveç kontrolleve të sotme, në periudhën e kaluar janë realizuar edhe dy raste të tregtisë së palejuar me drogë ku janë konfiskuar 30 kg marihuanë, 40 pakofka heroin dhe 7 pakofka marihuanë në korniza të aksionit.
Policia ka ngritur edhe 14 padi penale kundër 20 personave, ku është gjetur sasi më e vogël e drogs, janë konfiskuar katër vetura dhe dy motora dhe janë shqiptuar gjoba prej 14.000 euro./Telegrafi/













































