Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë kanë arrestuar 150 persona dhe kanë sekuestruar më shumë se 31 milionë dollarë në një hetim mbi trafikun ndërkombëtar të drogës që rrjedh nga shitjet në rrjetin e errët, tha të martën Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Arrestimet janë të lidhura me një hetim 10-mujor nga policia federale amerikane dhe Europol në Evropë. Prokurorët pretendojnë se të pandehurit janë përgjegjës për dhjetëra mijëra shitje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Zvicër.
Departamenti i Drejtësisë thotë se hetuesit sekuestruan më shumë se 31.6 milionë dollarë para të gatshme, valutë virtuale dhe 45 armë, raporton dw.
Darknet është një pjesë e internetit e menaxhuar nga një rrjet i koduar dhe i qasshëm vetëm përmes mjeteve të specializuara që lejojnë anonimitetin, më konkretisht përmes Tor Browser.
Hetuesit gjetën gjithashtu sasi të mëdha droge ilegale, duke përfshirë droga të falsifikuara dhe pilula opiate, së bashku me 152 kilogramë amfetamina, 21 kilogramë kokainë dhe 32.5 kilogramë MDMA, sipas prokurorëve.
Mes të arrestuarve janë 65 persona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 47 në Gjermani, 24 në Britani, katër në Itali, katër në Holandë, tre në Francë dhe një në Bullgari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri