LAJMI I FUNDIT:

Aksion humanitar për donacione të pajisjeve shkollore në Shkup

Aksion humanitar për donacione të pajisjeve shkollore në Shkup
large group of children happily pulled his hands up in white wall

Në parkun e qytetit në Shkup sot do të mbahet një eveniment muzikor humanitar në të cilin do të dhurohen pajisje shkollore për fëmijë të familjeve me status të rrezikuar social. Ky eveniment është në organizim të “Lëviz me gisht”, Shoqatës ndërkombëtare – Shkup, Shoqatës kombëtare të të rinjve të Maqedonisë dhe Agjencisë për të rinj dhe sport.

Në këtë koncert do të shfaqen shumë këngëtarë dhe persona të njohur, ndërsa qytetarët humanë do të dhurojnë pajisje shkollore, gjegjësisht fletore, lapsa, stilografë, çanta, libra dhe të tjera, që do të mund t’i dorëzojnë te furgoni i organizatës “Lëviz me gisht” që do të funksionojë si pikë për mbledhjen e donacioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Donacionet do të ju jepen rreth 120 fëmijëve nga gjashtë shkolla fillore në Shkup dhe rrethinë, nxënësve të shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Gllumovë, Sh.F. “Marko Cepenkov” në Zelenikovë, Sh.F.”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Haraçinë, Sh.F.”Rajko Zhinzifov” në Draçevë, Sh.F.”Dituria” në Saraj dhe tre shkolla fillore rajonale në fshatrat Krushopek, Gërçec dhe Ljubin./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori