LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me katër viktima në Fushë Prezë, arrestohet 24-vjeçari, nuk kishte patentë për drejtimin e betonieres

Aksidenti me katër viktima në Fushë Prezë, arrestohet 24-vjeçari, nuk kishte patentë për drejtimin e betonieres

Është arrestuar 24-vjeçari, drejtuesi i betonierës që u përfshi në aksidentin e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme (19 mars) në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 persona.

Automjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë u përplas me betonierën që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili më pas u largua nga vendi i aksidentit. Policia ka sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, teksa bën me dije se i riu nuk dispononte patentë për drejtimin e betonierës.

Sipas uniformave blu, automjeti tip “Mercedes Benz” më të cilin udhëtonin 4 të rinjtë, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët.


24-vjeçari akuzohet për veprat penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 2persona të tjerë, një 25-vjeçar, i afërm i 24-vjeçarit, që dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit dhe menaxheri i firmës së betonit në të cilën ishte punësuar 24-vjeçari

Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Siguri
Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Politikë
Gjykimi për krime lufte, çka tha në seancë i akuzuari Dragisha Millenkoviq?

Gjykimi për krime lufte, çka tha në seancë i akuzuari Dragisha Millenkoviq?

Drejtësi
Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Politikë
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Lajme
Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Lajme
Kalo në kategori