LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me eskortën e gjyqtares Irena Gjoka, AMP mbyll hetimet

Aksidenti me eskortën e gjyqtares Irena Gjoka, AMP mbyll hetimet

Agjensia e Mbikëqyrjes Policore mbylli hetimin mbi profilin dhe personalitetin e policit Ardian Disha, i cili të premten shkaktoi një aksident me Gardën e Republikës që po transportonte familjen e gjyqtares Irena Gjoka.

Në dosje, bën me dije ekskluzivisht Anila Hoxha, përmendet se janë këqyrur edhe kamerat e sigurisë për të konfirmuar deklaratat e truprojave që thanë se automjeti i kishte ndjekur nga Rinasi deri në vendin ku ndodhi aksidenti. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mbi aksidentin e së premtes rezulton se vetëm një kamera ka qenë funksionale përmendet në raport.

“Nga ana jonë u kqyrën kamerat në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, shkruan AMP, “dhe e vetmja kamerë që ka fiksuar momentin e kalimit të mjetit të Gardës së Republikës ndodhet e instaluar poshtë mbikalimit të Kasharit në orën 20:47“ .


Raporti shpjegon më tej se nga këqyrja vërehet se pas kalimit të mjetit të Gardës, dallohet nje mjet që nga lloji dhe forma, të ketë qënë mjeti “Mercedes Benz” i punonjësit të Policisë së Shtetit, Ardjan Disha, pasi targa nuk duket. Ndërkohë vijohet më tej “ Sqarojmë se kamerat në zonën e Unazës së Re ku mund të kenë kaluar mjetet nuk ishin funksionale”.

Në dëshminë e tyre punonjësit e Gardës deklaruan se e kishin paralajmëruar automjetin me targa zviceriane të mos e ndiqte eskortën dhe diçka e tillë nuk ishte marrë parasysh nga drejtuesi i mjetit. Në këtë pikë polici Disha i përgjigjet AMP-së se nuk kishte dijeni se çfarë shërbimi kryente mjeti i Gardës së Republikës dhe nuk kishte asnjë njohje me drejtuesin e mjetit të Gardës së Republikës.

Nga hetimi mbi profilin e policit në raport përmendet se ai është nga Preza dhe ka dy muaj qe është transferuar në Elbasan nga policia e Rinasit. “Nga verifikimi në kartotekë nuk ka materiale operative në ngarkim dhe në Elbasan njihet për një punonjës korrekt”, theksohet më tej.

Ndërkohë verifikime po kryhen edhe ndaj policisë rrugore të Tiranës pasi fillimisht e kanë raportuar që në mjetin që po eskortonte familjen nën mbrojtje të gjyqtares Irena Gjoka njoftuan se në makinë nuk kishte anëtarë të familjes së saj.

Në fakt dy orë më pas nga kjo tentativë për ta fshehur aksidentin automobilistik, rezultoi se në makinën që po transportonte Garda gjendej djali i gjyqtares i cili është dërguar për të marrë ndihmën e parë në një spital privat në Tiranë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori