Një aksident trafiku ka ndodhur në  rrugën Prishtinë-Gjilan tek liqeni i Badovcit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq përpos dëmeve materiale nuk ka  pasur të lënduar.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

"Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht te liqeni i Badovcit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Aksidenti është vetëm me dëme materiale", ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia, kurse si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata të automjeteve. /Telegrafi/

31957570 1666051996809061 2116573464155389952 n

31959333 1666051836809077 7607491450451787776 n

31959704 1666051880142406 1187850008313987072 n

31960180 1666052226809038 7859195736796168192 n