Të paktën tre të vdekur, 25 të lënduar, mes të cilëve dy fëmijë 6 dhe 9 vjeç, janë pasojë e aksidentit të rëndë të mëngjesit të sotëm që ndodhi në rrugën për në Selanik, kur u përplasën dy vetura greke dhe një autobus nga Serbia me targa Nishit.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur jo shumë larg Kilkisit, afër Evzonit, transmeton Telegrafi.


2 20

Në autobusin me targa të Nishit ishin 78 pasagjerë, kurse tre persona humbën jetën në njërën nga veturat greke, e pasagjeri i katërt nga dy veturat greke është në gjende të rëndë.

3 14

Një media tjetër greke raporton se numri i të lënduarve ka shkuar në 42, ku njëri prej tyre është intubuar.

4 12

Bëhet fjalë për 40 persona të rritur dhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 9-vjeç.

5 11

“Shoferi i njërës nga veturat u fut në kahjen e kundër dhe u përplas me autobusin që po i vinte përballë, ku si pasojë goditi edhe veturën e tyre që nga goditja e fuqishme u rrokullis”, kanë bërë të ditur nga RINA. /Telegrafi/

6 5