LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Librazhd, shtatë persona të plagosur

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Librazhd, shtatë persona të plagosur

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin, ku si pasojë shtatë  persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Xibrakë, ku mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Xhafzotaj të Durrësit është përplasur me makinën tip “Toyota” të drejtuar nga shtetasi B.B., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtatë persona, që janë shoqëruar menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, transmeton TCH.


Në gjendje të rëndë nga aksidenti është një 12-vjeçare, që ndodhej në mjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga babai i saj, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori