Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Llapushnik të Drenasit, përkatësisht në rrugën Pejë-Prishtinë, si pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.


Viktimat janë identifikuar me inicialet Sh.G. (i lindur më 1979) dhe A.G. (i lindur më 1979).

Nga përplasja ka mbetur i lënduar rëndë edhe një person tjetër me inicialet F.G. (e lindur më 2006), i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë për të mësuar më shumë rreth rrethanave të aksidentit, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.