LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë komunikacioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humbin jetën dy punëtore të një banke dhe dy të lënduar

Aksident i rëndë komunikacioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humbin jetën dy punëtore të një banke dhe dy të lënduar

Dy femra kanë humbur jetën, kurse dy mashkuj janë lënduar rëndë në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj,  një automjet i tipit “Passat”, për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.


“Lëndime të rënda kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe kanë ndërruar jetë. Në këtë aksident kanë humbur jetën dy femra,  L.S. 23 vjeçare dhe K. H. 31 vjeçare, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa ngasësi i automjetit dhe një pasagjer tjetër janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se të aksidentuarit janë punëtorë të TEB Bankës, të cilët po ktheheshin nga një ndejë e fundvitit, e organizuar nga kjo kompani.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori