Dy persona janë lënduar në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Tetovë - Gostivar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:20 në afërsi të kyqjes për në Zhervojan, njofton Telegrafi Maqedoni.


"Automjeti i llojit 'Fokus' me tabela të Gostivari ka dalë prej korsisë, ka goditur mbrojtësen dhe është rrokullisur. Dy persona, një burrë dhe një grua janë dërguar në spitalin e Tetovës", tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski./Telegrafi/