LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Kalimash-Morinë, një i vdekur dhe dy të lënduar – pamje të rënda nga vendi i ngjarjes

Aksident në Kalimash-Morinë, një i vdekur dhe dy të lënduar – pamje të rënda nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme (12 gusht), në autostradën Kalimash-Morinë.

Një mjet tip ‘Golf’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Ora News ka siguruar pamjet pak pas aksidentit ku mund të shihen të aksidentuarit në asfalt dhe të mbuluar në gjak.


Sikurse shihet, nga përplasja e fortë të dy personat kanë dalë jashtë makinës, ndërsa udhëtarë të rastit kanë ndaluar dhe kanë thirrur ambulancën e policinë.

“Katastrofe, katastrofë, telefononi ambulancën dhe policinë”, dëgjohen të thonë udhëtarët e tronditur nga ato pamje që shohin para syve.

Ndërkohë, rruga është mbushur me copëza të makinës e cila është kthyer përmbys dhe është ndarë pothuajse në dyshë.

“Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur ‘Shkodra Beton’, një mjet tip ‘Golf’, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar. Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore”, ka informuar policia.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit tragjik. /oranews.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori