Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në Suharekë.

Më konkretisht rasti ka ndodhur në fshatin Gjinovc, konfirmon zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


“Rreth orës 10:20 është raportuar për një aksident trafiku në Gjinovc, Suharekë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Bytyqi.