Aksident mes pesë veturave në "Rrugën C" në Prishtinë - lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën 'C' në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur ambulanca.
Në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete - tri prej tyre kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë janë duke u marrë me rastin. Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































