Një i lënduar nga aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Pejë

Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur të hënën në Pejë, si pasojë është lënduar motoçiklisti.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se i lënduari është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor".
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































