Në një aksident të rëndë komunikacioni, që ka ndodhur rreth orës 17.00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në Lluzhan një person ka vdekur kurse disa të tjerë janë lënduar.

Në aksidentin e komunikacionit, sipas KTV-së, janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. 


Një lexues i portalit Telegrafi na ka dërguar fotografinë nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/