LAJMI I FUNDIT:

Aksident hekurudhor në Pakistan, 17 të vdekur

Aksident hekurudhor në Pakistan, 17 të vdekur

Dy trena janë përplasur në qytetin Karaçi të Pakistanit, duke lënë të vdekur 17 veta dhe të plagosur rreth 50 të tjerë.

Pamjet televizive kanë treguar vagonë të shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit duke nxjerrë viktima.

Autoritetet spitalore kanë thënë se në mesin e viktimave ka edhe gra e fëmijë.


Pakistani ka një nga infrastrukturat më të këqija hekurudhore në botë, transmeton Rel.

Në muajin shtator, katër veta kanë vdekur dhe 93 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së një treni të pasagjerëve me një tren mallrash në qytetin Multan të provincës Punxhab.