Një aksident “i frikshëm” ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Devoll-Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig te kryqëzimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. Një 21-vjeçar nga fshati Biranj ka qenë duke udhëtuar i vetëm me mjetin “Ford” nga Devolli në drejtim të Korçës kur është përplasur me barrierat mbrojtëse duke sjellë edhe aksidentin që ka përfunduar me plagosjen e rëndë të drejtuesit të mjetit.
Sipas ekspertëve të policisë rrugore, 21-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat metalike duke shkaktuar një aksident të frikshëm edhe për vetë ekspertët. Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar plotësisht aq sa pjesët motorike dhe jo vetëm kanë fluturuar në anën tjetër të rrugës.
21-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Shkak i humbjes së kontrollit të mjetit sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i telefonit ose përgjumja.
Ky segment rrugor ka pasur disa aksidente të ngjashme edhe në kushte kur nuk mungon sinjalistika vertikale dhe horizontale.
“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 25.07.2023, rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, njofton policia e Korçës./A2 CNN
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe