LAJMI I FUNDIT:

Aksident me fatalitet i teleferikut në Çeki – një i vdekur dhe disa të lënduar pasi një kabinë fluturoi dhe u përplas në mal

Aksident me fatalitet i teleferikut në Çeki – një i vdekur dhe disa të lënduar pasi një kabinë fluturoi dhe u përplas në mal

Një person ka vdekur në një aksident me teleferik pasi “kabina” e teleferikut u shkëput dhe u përplas në një mal.

Sipas mediave të huaja, përveç tij, edhe disa persona të tjerë janë lënduar pasi teleferiku u përplas në Liberec, në veri të Republikës Çeke.

Të tjerët – nga një kabinë tjetër – u shpëtuan, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit.


Teleferiku për në malin Jested 1,000 metra përdor dy kabina, secila e drejtuar nga një anëtar i stafit.

“Një kabinë ra ndërsa po lëvizte. Kishte një person brenda, i cili fatkeqësisht nuk shpëtoi nga plagët e marra”, tha zëdhënësi Michael Georgiev për Televizionin Çek.

“Fatmirësisht kabina tjetër ka qëndruar në vendin e saj normal, janë evakuuar rreth 15 persona, duhet të jenë pa lëndime, vetëm kanë pësuar tronditje psiqike”, tha ai.

Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes, të filmuara nga stacioni lokal Televize Seznam tregojnë kabinën e thyer në tokë me shërbimet e urgjencës në zonë.

Një aksident i tillë supozohet se ka ardhur pikërisht një ditë para se teleferiku do të shkonte në mirëmbajtje të hënën.

Maja malore Jested, e vendosur pranë qytetit të Liberec është një destinacion i njohur skish në pjesën veriore të vendit.

Aksidenti i tmerrshëm vjen pak muaj pas tragjedisë në Itali, ku 14 persona humbën jetën pasi teleferiku ra nga rreth 500 metra lartësi poshtë një mali buzë liqenit Maggiore. /Telegrafi/