Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione ka raportuar drejtori i Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, Avni Jashari lidhur me kërkesën e ish punëtorëve të ndërmarrjes “Sharr-Sallonit” për pagesën e pagave të tyre.
Drejtori Jashari ka thënë para komisionit se kërkesat që i ka marrë AKP-ja për pagesë të pagave të tyre kapin shumën më të lartë se sa vet shitja e ndërmarrjes e cila ka qenë e përbërë nga katër njësi siç ka qenë: “Sharr-cem”, “Sallonit”, “Lepenci” dhe “Silkapor”.
“Sa i përket kërkesës së punëtorëve për pagat, janë pranuar pagat e punëtorëve 1 milion e 263 mijë e 740 euro, 845 kërkesa për paga në shumën 994 mijë prej kësaj shumës 1 milion e 200 mijë dhe për 345 kërkesa tjera janë pranuar pjesërisht në shumën 269 mijë e 686. Pjesën tjetër të e cila punëtorët apo kreditorët tjerë e kanë shfrytëzuar të drejtën për dhomën e posaçme është përtej kontrollit të AKP-së dhe shuma e fondeve që ka rrjedh nga procesi i shitjes së katër ndërmarrjeve shoqërore është më e ulët se sa shuma e kërkesave të kredituara. Për këtë arsye pa u shqyrtuar vendimet e ankesave të kreditorëve dhe punëtorëve në dhomën e posaçme AKP e ka të pamundur shpërndarjen e tërësishme apo të pjesshme të pagave të cilat janë aprovuar për punëtorët e kësaj ndërmarrje por po ashtu edhe për kreditorët tjerë. Arsyeja është nëse keni mundur ta vëreni në pikën 3 janë 3 mijë 282 kërkesa kreditore të cilat janë refuzuar dhe vlera e kërkesave të cilat janë refuzuar është 167 milion euro, prandaj siç e kemi shpjeguar edhe në letrën tonë e kemi kërkuar informata në dhomën e posaçme qysh një kohë të gjatë dhe ende nuk kemi pranuar informata se kur do të vendos dhoma e posaçme lidhur me këto kërkesa kreditore”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, anëtarët e komisionit e kanë pyetur për disa detaje rreth mospagesës së këtyre mjeteve.
Nenad Rashiq, e ka pyetur Jasharin nëse pagesa nuk është bërë në mungesë të mjeteve apo për shkak se nuk janë plotësuar kushtet. “Nuk kuptova qartë për pyetjen e tretë kjo 3 mijë e 282 kërkesa, nuk janë paguar për shkak të mungesës së fondeve ose nuk kanë plotësuar kushte nuk e kam të qartë”, ka pyetur Rashiq.
Shpjegim më të madh në këtë drejtim ka kërkuar edhe Teuta Haxhiu nga AAK. “Cilat janë ato kërkesa ligjore, me na i përmend disa prej tyre të cilat nuk janë plotësuar, me i përmend me emër, pak më me pas ehe ne më të qartë”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, Jashari e ka sqaruar në detaje mënyrën se si duhet të bëhet kërkesa në mënyrë që të bëhet pagesa nga AKP-ja.
“Shembull nëse flasim për kërkesa kreditore që janë furnitorë të ndryshëm , një furnitor për tu konsideruar i vlefshëm kërkesa e tyre duhet me pas një kontratë të furnizimit me ndërmarrjet shoqërore, duhet me pas faturën, duhet me pas fletëdërgesën e cila i është dërguar malli dhe pranimin prej ndërmarrjes shoqërore se e ka pranuar mallin. Nëse i ka këto kritere atëherë autoriteti i likuidimit vendos aprovimin dhe afatet ligjore kur mund të parashkruhet një kërkesë kreditore ndërsa në rastin e punëtorëve nëse ka qenë në listën e pagave dhe kanë kryer shërbimet mirëpo nuk iu kanë paguar pagat punëtorëve atëherë atyre normalisht se duhet tu paguhet mirëpo nëse ne kemi dëshmi në regjistrat e ndërmarrjes shoqërore se atyre punëtorëve iu kanë paguar pagat, e ekziston edhe raste të tilla kur kërkojnë pagesë të dyfishtë atyre iu refuzohen”, ka deklaruar ai.
Jashari është pyetur edhe nga Mytaher Haskuka rreth pagesës së ish punëtorëve të cilët janë sëmurë në vendin e punës, se kur do t’iu bëhen pagesat.
Kurse Jashari është përgjigjur duke thënë se Dhoma e Posaçme çdo vit i vlerëson rreth 1500 deri 1600 kërkesa derisa tani për tani janë rreth 15 mijë kërkesa në këtë drejtim.
Jashari ka thënë se mund të bëhet një llogaritje se për sa vjet mund të shqyrtohen të gjitha, që i bie rreth dhjetë vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite