Mbledhja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duket se i ka lehtësuar punën gjigantit metalurgjik ‘Trepça’.
Kjo pasi në këtë mbledhje është vendosur për shitjen e mbetjeve të xeheve të Trepçës, të cilat thuhet se do ta ndihmojnë edhe financiarisht. 12 tonë të mbetjeve të pluhurit të plumbit, thuhet se janë vendosur të shiten.
Mirëpo edhe çështje tjera janë diskutuar në këtë mbledhje.
Bordi i AKP-së, thuhet se ka konfirmuar vendimin e kryesuesit për anulimin e kontratës për këmbim prone në komunën e Deçanit, për arsye, të ndërtimit të shkollës.
Njoftimi i plotë i AKP-së:
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës nën kryesimin e z. Petrit Gashi, ku u diskutuan çështje të shumta të përcaktuara me Rendin e Ditës dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me administrimin e ndërmarrjeve shoqërore në vend.
Menaxhmenti i Agjencisë raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së për periudhën 1 shtator – 30 shtator 2016 dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen. Bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë.
Në këtë mbledhje Bordi shqyrtoi propozimin për ofrim për shitje përmes procedurave të tenderimit të 12,000 tonëve të mbetjeve të pluhurit të plumbit (Pb) sipas kërkesës nga Trepça Veri shitjet e së cilës do të kishin ndikim jo vetëm financiar por edhe në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit.
Poashtu Bordi diskutoi dhe aprovoi propozimin sipas kërkesë së Trepçës Jug për lejimin e shitjes së koncentrateve të plumbit dhe zinkut në këtë ndërmarrje për vitin e ardhshëm 2017.
Bordi gjithashtu konfirmoi vendimin emergjent të Kryesuesit dhe Zëvendës kryesuesit për anulimin e kontratës për këmbim prone me komunën e Deçanit për arsye të ndërtimit të shkollës dhe morri vendim që të kërkoj nga Ministria e Administratës dhe Pushteti Lokal (MAPH) shqyrtimin e interesit publik të kërkesës për ndërtim të objektit banesor.
Një ndër vendimet e rëndësishme që mori Bordi i Drejtorëve gjatë kësaj mbledhje ishte aprovimi i Shitjeve të Aseteve në Likuidim nr. 27, për çka Menaxhmenti dhe Bordi i Agjencisë kanë bërë përgatitje për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Agjencia ka bërë ndryshime në Politikat Operative dhe ka miratuar Procedurat e shitjes Rregullat e Përgjithshme të Tenderit, gjithnjë me qëllim të përmirësimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre dhe lehtësimit të pjesëmarrjes së investitorëve dhe tërheqjes së numrit sa më të madh në tenderët që pritet të zhvillohen.
Vala e re e shitjes së aseteve në likuidim nr. 27 do të përmbaj gjithësej 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ndërsa shpallja e tenderit do të bëhet me datë 24 nëntor, përderisa ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave do të mbahet një muaj më vonë, me datë 4 dhjetor. Gjithashtu Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme të mjete në likuidim për kreditorët e pesë ndërmarrjeve shoqërore që janë në proces të likuidimit, për ndërmarrjet; Agjencia Kosovare e Privatizimit Agim Ramadani Nr 23, Prishtinë 10000, Republika e Kosovës Tel: +381 (0)38 500 400, fax: +381 (0)38 248 076 vvvvvv.pak-ks.org ‘Kompresori”; NHT “Rugova”; “Vrella”; “Drithnaja” dhe për ndërmarrjen “Flamme-ing”.
Shuma e fondeve për shpërndarje është 214 mijë e 838 €uro. Bordi po ashtu miratoi raportin për shitjen e banesave të NSH-ve, raport ky i cili ka përmbajtur 19 kërkesa të palëve. Në këtë mbledhje po ashtu u morr vendim për disa qiradhënie, sikurse: qiradhënie e asetit të Ndërmarrjes Shoqërore NSh Auto Prishtina (PRN126) bazuar në kërkesën e Policisë së Kosovës; për qiradhënie të hapësirës prej 1,000 m2 të Objektit në Industrinë e Baterive në Parkun Industrial në Mitrovicë sipas kërkesës së Trepçës; dhe po ashtu qiradhënie e asetit të NSh Auto Prishtina dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Mbledhja e ardhshme e Bordit është caktuar për datën 31 tetor 2016.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale