LAJMI I FUNDIT:

Akoma nuk janë konstatuar dorëheqjet e zv.ministrave nga radhët e Aleancës për Shqiptarët

Akoma nuk janë konstatuar dorëheqjet e zv.ministrave nga radhët e Aleancës për Shqiptarët

Për liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela zvarritja e shkarkimit të zëvendëministrave nga partia e tij të cilët kanë dhënë dorëheqje është lojë e thjeshtë politike dhe ai kërkon që kjo procedurë të merr fund sa më shpejtë.

“Ne nuk jemi pjesë e Qeverisë dhe le të fillojë kryeministri që t’i shkarkojë funksionarët tanë. Ashtu si ashtu ata nuk shkojnë nëpër vendet e punës. Dhe mjaft më me këto loja politike. Ne nuk kemi nevojë për loja. Transparent ka qenë momenti kur jemi bërë pjesë e Qeverisë, transparent kemi qenë me opinionin kur kemi dal prej Qeverie ndërsa lojërat po ua lejmë të tjerëve”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Partia që udhëheq koalicionin thotë se bllokimi i parlamentit nga amendamentet e OBRM-PDUKM-së do e vonojë edhe më shumë punën e shkarkimit të funksionarëve të Aleancës, për ata të cilat duhet të konstatohen edhe nga Kuvendi. Nga LSDM-ja thonë se emrat e rinj në postet e zv.ministrave që i takonin partisë së Selës do të zgjidhen brenda dy javësh, por pas konsultimeve me partnerët tjerë të koalicionit. Socialdemokratët nuk bëjnë të qartë nëse do të ketë apo jo zgjerim të koalicionit qeverisës.


“Për shkak të bllokimit të parlamentit, shkarkimi i zv/ministrave të Aleancës për Shqiptarët do marrë edhe ca kohë. Besojmë se brenda 2 javësh do të ketë emra të rinj në pozitat e tyre. Për kuadrot që do vijnë në këto poste, do të vendosim pasi që të bisedojmë me partnerët e koalicionit për të parë se kujt do i takojnë vendet vakante. Nuk dimë ende se a do ketë zgjerim të koalicionit qeverisës”, bëjnë me dije nga LSDM-ja.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i gatshëm që të pushojë mandatin e tri zv.ministrave të Aleancës për Shqiptarët por presin vendimet nga kryeministri Zaev.

Në parlament nuk janë dorëzuar dorëheqjet e zv/ministrave të Aleancës për Shqiptarët. Pasi që kryeministri t’i adresoj në Kuvend, kryetari i Parlamentit do ta konstatojë pushimin e mandatit në seancën e parë pas pranimit të materialit nga Qeveria – thonë nga Presidenca.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori