LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur i mbushi me pacientë klinikat e fëmijëve nëpër Maqedoni (Video)

Ajri i ndotur i mbushi me pacientë klinikat e fëmijëve nëpër Maqedoni (Video)

Ajri i ndotur mbush përplot spitalet dhe shkakton probleme respiratore tek qytetarët. Më të rrezikuar janë fëmijët për shkak të imunitetit më të dobët, shpjegojnë pulmologët nga klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

“Është periudhë e gripit dhe ftohjeve me viruse tek fëmijët pasi ndotësit i rrezikojnë më tepër fëmijët. Në ambulancën tonë urgjente në orët e pasdites dhe të mbrëmjes vijnë prej 100 deri në 150 fëmijë me simptoma të infektimit të organeve respiratore të poshtme dhe të epërme”, ka deklaruar mjekja pulmologe Valentina Cvejovska – Çolakovska për Alsat-M.

Qytetarët më të moshuar shprehin indinjatë ndaj shtetit. Ata thonë se institucionet nuk ndërmarrin masa të mjaftueshme për uljen e ndotjes.


“Katastrofë, ja unë zbrita nga pulmologjia, nuk mund të marr frymë, nëse dal afër benzinës këtu në rrugë, nuk mund të marr frymë. Katastrofë, qyteti nuk është vetëm i ndotur, por është tepër i ndotur”, është shprehur një banor.
“Fare nuk jam e kënaqur, turp, prena çdo gjë që gjetën, llomin e Evropës e sollën këtu, nuk mundet kështu. Ankohen nga Jugokromi, ndërsa për prerjen e pyjeve dhe ndërtimin e ndërtesave njëra afër tjetër nuk tregojnë”, ka shtuar një tjetër.

Heshtje në Qytetin e Shkupit dhe Qeveri lidhur me masat që do ti ndërmarrin për uljen e ndotjes së ajrit që po zgjatë me ditë të tëra. Sa për krahasim, autoritetet në Paris dje në përpjekjen për uljen e ndotjes ndaluan të qarkullojnë makina me numra tek të targave dhe lejuan vozitje falas në transportin publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori