Bangkoku është goditur nga një ajër i ndotur aq keq sa që banorët kanë filluar të kolliten dhe teshtijnë, duke nxjerrë gjak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, problemi i ndotjes së qytetit ka marrë një gjendje të tillë që edhe kafshët shtëpiake vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga një fenomen i tillë.


cc1 6

Po sipas mediave, një re e dendur e mjegullës toksike të përbërë nga grimca të rrezikshme PM2.5 është bërë depozitë në mushkëritë e njerëzve dhe ka mbuluar kryeqytetin tajlandez për dy javët e fundit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se përveç dëmit në shëndet, kostoja afatgjate e ndotjes së shkaktuar nga automjetet, projektet e ndërtimit, djegia e të korrurave dhe të tjera shkaqe mund të arrijë në dhjetëra milionë dollarë.

cc2 5

Por, siç tregojnë fotografitë në mediat sociale nga qytetarët, banorët dhe kafshët tashmë janë prekur shumë – ata kolliten dhe teshtijnë, duke nxjerrë gjak.

Një punonjës administrate, Nutthawut Sirichainarumit, ndau një foto të gjakut në dorën e tij i cili sipas tij doli pasi ai kishte teshtirë më 15 janar, duke thënë se ajo ishte shkaktuar nga retë e pluhurit.

cc3 2

Ai ka thënë se paraprakisht ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe të nesërmen në mëngjes ai kishte vërejtur se po i dilte gjak nga hundët.

“Isha krejtësisht i tronditur, sepse kurrë nuk kisha teshtirë gjak më parë, në jetën time. Unë besoj se pluhuri duhet të jetë shkaktari”.

Një tjetër banor lokal, Seine Premmanuspaisal, ishte i tronditur kur u diagnostikua me një infeksion të mushkërive pas vjelljes dhe kollitjes gjak për tri ditë, pasi ai asnjëherë nuk kishte patur një sëmundje të frymëmarrjes.

cc5 2

Ndryshe, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria tajlandeze ka mbyllur 439 shkolla dhe ka marrë hapa gjithnjë e më të çuditshëm që të përpiqen të luftojnë ndotjen - duke përfshirë edhe përdorimin e dronëve për të shpërndarë ujë. Por as kjo nuk kishte ndihmuar.

Madje, siç thuhet tutje, të martën, një pacient me astmë që jetonte në qytet u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit me bronkit akut dhe hipoksiemi, pasi sytë e tij u gjakosën në mënyrë kritike.

Gjithashtu, përveç njerëzve, siç thuhet tutje, pasoja janë vërejtur edhe tek kafshët.

cc4 5

Një veteriner nga Spitali i Kafshëve tha se pronari i një lepuri me emrin Jubuu e solli kafshën e saj në spital me gjak në hundë. /Telegrafi/