Grupi legjendar i rokut “Elita” 5 ka ndezur të premtën skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira.

I pranishëm në këtë koncert ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.


elita 2

Kjo e fundit shfaqet e veshur me një fustan të gjatë e të zi, ku i duket qartë barku i rrumbullakosur.

Erioni dhe Ajola kanë njoftuar disa muaj më parë së presin të bëhen prindër për herë të parë. Ajola do të sjellë në jetë një djalë.

elita 1

Ndërkohë grupi “Elita 5” mori edhe “Çelësin e Qytetit”, ku sipas vokalistit Arif Zyberi ky është çmimi më i lartë që grupi ka marrë deri më sot, që i bën të ndjehen qytetarë të Tiranës.

Erjoni dhe Ajola janë prej çifteve më të dashura shqiptare. /Panorama/

elita 5 1