Zendaya dominoi natën e kaluar

Gjatë ndarjes së 29-të të çmimeve SAG, Zendeja i ka ngazëllyer të gjithë të pranishmit me një ndërrim të shpejtë të veshjeve, kështu që gjatë mbrëmjes ka veshur dy fustane nga dy stilistë të ndryshëm.


Ndarjet e çmimeve SAG u zhvilluan në Kaliforni, prej nga u transmetua drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Netflix, transmeton Telegrafi.

315015 zend 1

Zendaya u nominua për rolin e jashtëzakonshëm në serialin popullor Euphoria.

Aktorja e bukur fillimisht u shfaq me një fustan rozë të butë tredimensional nga i famshmi Valentino.

315021 zen

Ky fustan saten me lule theksoi në mënyrë të përsosur figurën e skalitur të aktores.

Ajo e kompletoi kombinimin me një gjerdan diamanti të punuar me dorë nga stilisti Pierpaolo Piccoli, i cili përmban rubin, ametist dhe smerald.

315013 zen

Zendaya e zëvendësoi fustanin Valentino me një fustan Armani jo më pak të spikatur me të çara diagonale. Së bashku me një fustan rozë me detaje të zeza me temina, ajo ka stiluar edhe frizurën e saj sipas yjeve të vjetër të Hollywoodit, elegante me onde. Bizhuteritë në këtë edicion plotësohen nga një vath spektakolar Bulgari me një gur të gjelbër të errët në qendër.

Mark Von Holden for SAG Awards Shutterstock Editorial Profimedia Todd Williamson / SAG Awards / Shutterstock Editorial / Profimedia

Kjo aktore e njohur ka qenë e lidhur pa sukses me personazhe të ndryshëm të famshëm, por asnjë prej lidhjeve të saj nuk është konfirmuar zyrtarisht deri më tani. Insinuatat më të zakonshme ishin për aktorin yll Tom Holland

Todd Williamson for SAG Awards Shutterstock Editorial Profimedia Todd Williamson / SAG Awards / Shutterstock Editorial / Profimedia

Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e fansave të saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte marrëdhënia e saj intime me Austin Butler. Gjatë mbrëmjes ata nuk e kanë hequr buzëqeshjen nga fytyra, e duke gjykuar nga fotot as që janë larguar. Gjykoni vetë nëse është një dashuri e re apo një miqësi. /Telegrafi/