LAJMI I FUNDIT:

Aida Doçi: Pa partnerin tim nuk do e kisha karrierën, është më i vlefshëm se sa karriera

Aida Doçi: Pa partnerin tim nuk do e kisha karrierën, është më i vlefshëm se sa karriera

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, që një kohë është komentuar mjaft shumë për jetën personale, saktësisht romancën me menaxherin e saj, Naser Qelin.

Derisa u përfol gjatë gjithë kohës për lidhjen e pati paragjykime të shumta, ajo vazhdon të theksojë dashurinë e madhe që ka ndaj tij.

E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Libero me Resul Sinanin”, gjersa në një nga sfidat i duhej të bënte zgjedhje në mes karrierës dhe partnerit.


Aida Doçi (Foto: Facebook)

26-vjeçarja tha se nuk do ishte e lumtur nëse do vazhdonte karrierën pa partnerin e saj.

“Pa partnerin tim nuk do e kisha këtë karrierë, tani Zoti ka dashur kështu por ai ka qenë sebepi i kësaj pune. Normalisht më i vlefshëm është ai për mua se sa karriera, nuk mundem me qit përpara”.

Të gjitha lajmet nga Aida Doci
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aida Doci

“Nuk do mund të isha e lumtur nëse e kisha vazhduar karrierën dhe mos ta kisha atë”, kanë qenë fjalët e Doçit.

View this post on Instagram

A post shared by Aida Doçi (@aidadoci1)


Të njëjtit kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti. Për Aidën kjo është martesa e parë dhe në anën tjetër, Naseri ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/