“Ai u përgjigj brenda vetëm dy minutave”: Drejtuesi më i lartë i Bayern Munich ndan sekrete rreth transferimi të Harry Kane

Drejtuesi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka ndarë njohuri për transferimin e Harry Kane nga Tottenham, duke theksuar se anglezi i bëri gjërat pak më ndryshe.
Kane, tanimë lojtar i Bayern Munich për një marrëveshje me vlerë 104 milionë funte, u largua nga Liga Premier për në Gjermani.
Kane u ka bërë mjaft përshtypje drejtuesve të Bayernit edhe para se t’i bashkohej klubit.
Rummenigge përmendi se qasja e Kane gjatë bisedimeve për transferim ra në sy. Ai vuri në dukje se 30-vjeçari ishte shumë i etur për t’u transferuar në Bayern dhe kishte një kohë jashtëzakonisht të shpejtë përgjigjeje, shpesh duke iu përgjigjur mesazheve brenda vetëm dy minutave.
“Ne të gjithë ramë dakord në komitetin tonë të transferimeve që nga dita e parë që donim ta bënim këtë transferim. Të gjithë atëherë kishin punën e tyre dhe e imja ishte të mbaja shumë kontakte me Harryn”.
“Kam folur shumë me të dhe menjëherë kuptova se sa djalë i mirë është. Kontaktin e parë e kam pasur kur ai ishte ende me pushime në Bahamas”.
Rummenigge shtoi: “I shkrova atij se do të doja të flisja me të në telefon dhe ai – si gjithmonë më vonë – u përgjigj brenda vetëm dy minutave, gjë që nuk është normë as në botën e mesazheve ËhatsApp”.
“Unë i thashë: “Ne do të bëjmë gjithçka për të realizuar këtë transferim, sepse ne të gjithë besojmë se ju jeni njeriu më i rëndësishëm në të gjithë tregun e transferimeve për ne”, tregon Rummenigge. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame