LAJMI I FUNDIT:

Ai që pi duhan, pi edhe alkool

Ai që pi duhan, pi edhe alkool

Të gjithë e dinë se një e keqe sjellë tjetrën, e këtë e kanë vërtetuar edhe hulumtimet e reja. Në fakt, është dëshmuar që, duhanxhinjtë e ri janë më të prirë ndaj alkoolit dhe drogave të lehta, sesa miqtë e tyre që nuk pinë duhan.

Sipas raportit të personelit mjekësor të Universitetit Columbia dhe Qendrës për varësi pranë të njëjtin universitet, të rinjtë të cilët pinë duhan, madje 13 herë janë më shumë të prirë ndaj konsumimit të alkoolit dhe marihuanës, se sa ata që nuk i konsumojnë cigaret.

"Tinejxherët të cilët pinë duhan janë më të prekur nga dëshira për alkool dhe drogë, derisa përvoja jonë e deritanishme dëshmon se ata shumë më shpesh bien në depresion”, ka thënë Joseph Califano, drejtor i Qendrës për shërim nga varësitë.


Në raport theksohet se, shumica e duhanpirësve të rinj, të cilët janë më të prirë ndaj konsumimit të alkoolit dhe marihuanës, cigaren e tyre të parë e ndezin para ditëlindjes së tyre të tetëmbëdhjetë.