LAJMI I FUNDIT:

Ai ka lindur pa duar dhe këmbë, por drejton një veturë

Ai ka lindur pa duar dhe këmbë, por drejton një veturë

Është pa duar dhe këmbë, por ai mund të vozitë dhe të udhëtojë ku të dojë.

Janis McDavid lindi pa duar dhe këmbë, por kjo nuk e ndaloi atë të përpiqej të jetonte jetën në maksimum. Përveç menaxhimit të sfidave të përditshme të jetës, Jason gjithashtu arrin të drejtojë një makinë, transmeton Telegrafi.

Ai drejton një Mercedes Sprinter të përgatitur posaçërisht për të.

Furgoni është plotësisht i përshtatur për nevojat e tij. Duke filluar nga pjesa e pasme me rampa automatike të integruara për të hyrë me karrocë në makinë, te mënyra e zhbllokimit, fillimi i motorit dhe vet automjeti. Kontrollet e përshtatura posaçërisht e lejojnë atë të operojë këtë automjet të madh plotësisht të pavarur.

Pasi të ngjitet në sedilje dhe të lidhë sistemin autonom, ai kontrollon të gjitha komandat. Ekrani i kontrollit në të djathtë përdoret për të zgjedhur funksionet dhe për të zgjedhur ingranazhet, ndërsa në të majtë është shkopi me të cilin kthehet, përshpejton dhe frenon.